Mohuesi i Skënderbeut, reagon për Flamurin Kombëtar

E publikuar: 14/02/2018 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paradoksi në Kosovë s’ka të ndalur. Edhe Gëzim Kelmendit, që është mohues i rregullt i vlerave kombëtare, i ka ardhur rendi që ta mbrojë flamurin kuq e zi. Partia Fjala konsideron se “largimi i flamurit kombëtar në Prishtinë është dobësi dhe qyqarllëk i pushtetit aktual qeverisës”.
Kreu i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendit, që mohon figurën e Skënderbeut, ka gjetur hapësirë që edhe ai të reagojë në mbrojtje të flamurit kombëtar të larguar nga rrethi i Prishtinës, për t’u vendosur flamuri shtetëror.

“Është dobësi ngase për interesa të ulëta politike dhe personale ofendohet identiteti i shumicës shqiptare të Kosovës. Kjo vepër është e ngjashme me veprën e regjimit të Serbisë që para disa viteve largoj nga qendra e Preshevës lapidarin e dëshmorëve shqiptarë të UÇPMB-së”, thuhet në reagimin e tyre, njofton Klan Kosova.

Sipas partisë Fjala, “kjo vepër e largimit të flamurit kombëtar është qyqarllëk ngase po ky pushtet nuk guxon as me mendu e lëre më me largu flamurin e Serbisë i cili valvitet lirshëm në komunat me shumicë serbe në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Këtë situatë e bën edhe më të rëndë fakti se pushteti aktual qeverisës në Kosovë përbëhet nga partitë që thirren në emër të UÇK-së, PDK-AAK dhe Nisma. Ne FJALA i bëjmë thirrje pushtetit qeverisës që mos të luaj me ndjenjat tona kombëtare dhe ta respektoj flamurin tonë kombëtar”, përfundon reagimi./GazetaExpress/