Shakohoxha thumbon Robert Aliajn: Si mund të qëndronte një vajzë me ty, kur ishe 30-vjeç

E publikuar: 14/02/2018 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesë e panelit të të ftuarve kanë qenë dhe komentatori sportiv Dritan Shakohoxha i cili me humor ka provokuar këngëtarin Robert Aliaj. 

Komentatori i sportit, Dritan Shakohoxha në momentin që ka parë një foto të këngëtarit Robert Aliaj në moshën 30-vjeçare, i është drejtuar duke e pyetur me humor: 

‘Se si mund të qëndronte një vajzë me të, me një portret të tillë në atë moshë?’ ka thënë shakohoxha kur ka parë fotot e Aliajt në moshën 30 vjeçare. 

Nga ana tjetër, artisti Robert Aliaj, sqaroi se pamja estetike e një personi nuk e shqetëson aspak, përkundrazi tha ai, sfida është për të zbuluar tek dikush bukurinë e brendshme./Gazeta Express/