E lidhur me futbollistin e njohur, flet Genta e Big Brother

E publikuar: 13/02/2018 02:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo ka qenë një nga personazhet më karizmatik në edicionin e 5 të Big Brother dhe “habiti” publikun me mënyrën e hapur dhe të drejtëpërdrejtë të të bërit të gjërave. Së fundmi është aluduar se ajo ka nisur një lidhje dashurie me ish-futbolistin e njohur të Partizanit, Mustafa Agastra pas një fotoje të fundit të postuar në Instagram teksa shfaqen me robdeshamber. 

“Danish”, shkruan Agastra i cili tashmë luan në Suedi dhe e ka shoqëruar me emoji zemrash.

Por siç duket ata janë vetëm shokë dhe këtë e ka thënë Genta pasi ka postuar të njejtën foto në Instagramin e saj ku shkruar se ai nuk është i dashuri i saj.