Putin diskutoi me Trumpin rreth Izraelit dhe Palestinës

E publikuar: 12/02/2018 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë liderit palestinez Mahmoud Abbas se e ka diskutuar procesin e paqes në mes të Palestinës dhe Izraelit nëpërmjet një bisede telefonike me homologun amerikan, Donald Trump.
Putin deklaratat i bëri pas takimit me Abbas mbrëmjen e së hënës.

“Kisha një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, citon TASS, presidentin Putin

‘Natyrisht, ne biseduam gjithashtu rreth çështjes Izrael-Palestinë”, tha ai, duke treguar se Trump i uroi ‘gjithë të mirat’ presidentit Abbas./GazetaExpress/