Haskuka vendos flamuj të Turqisë në Prizren, qytetarët ia heqin

E publikuar: 12/02/2018 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në mbarë qytetin e Prizrenit krahas flamurit të Kosovës është vendosur edhe ai i komunitetit turk. Qytetarët e kësaj komune janë revoltuar nga ky veprim i kryetarit të komunës nga radhët e VV’së, Mytaher Haskukës dhe mbrëmë i kanë larguar disa prej flamurëve nga qyteti. Express iu sjellë videon nga momenti i heqjes së flamurëve turq nga rrugët e Prizrenit.
Prizreni konsiderohet si një nga qytetet më me histori të Kosovës, dhe duke pasur edhe numër të madh të banorëve, është bërë i rëndësishëm për çdo parti. Madje, për rëndësinë që kishte, Prizreni ishte quajtur edhe si Jerusalemi i PDK’së gjatë gjithë këtyre viteve.

Kur VV’ja ia mori pushtetin PDK’së në këtë komunë, ata thanë se ‘ia morën PDK’së Jerusalemin për ta ndryshuar’.

E sipas disa reagimeve në Prizren, ndryshimi ka nisur në mënyrë interesante, duke kaluar nga “Jerusalemi i PDK’së, në Stambollin e Vetëvendosjes. Në prizren tashmë në nder të ëprvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, flamujt e shtetit të vendosur në këtë komunë po shoqërohen me flamuj turq.

Në shenjë revolte disa qytetarë tashmë i kanë hecur flamurët turq nga rrugët e qytetit. Thonë se këtë po e bëjnë në shenjë revolte.

“Mbremë e largova dhunshëm flamurin turko osman i vendosur në një nga rrugët e qytetit të Prizrenit , nga kryetari Haskuka – për festen e 10 vjetorit të pavarsisë”, ka thënë një qytetar i komunës së Prizrenit.

Duhet theksuar se në këtë komunë është numri më i madh i kosovarëve të regjistruar si komunitet turk./GazetaExpress/