“Dimër” mban titullin kënga më e re që artisti i njohur e ka publikuar vetëm dy ditë me parë, shkruan GazetaExpress.
Ky projekt i tëri i punuar nga vet Genci erdhi me një videoklip, i cili na solli bukuritë malore të Plavës prej nga vjen ai.
Kënga është klikuar mjaft shumë në kanalin Youtube dhe kjo ka bërë që Genci përmes rrjeteve sociale të falënderoj të gjithë mbështetësit.
Duke vënë në pah faktin se klikimet nuk i ka të vjedhura ai 150 mijë njerëzit që e kanë klikuar i ka quajtur 150 mijë dashuri duke krahasuar vetën me Aleksandrin e Madh.
“Nuk e di per tjeret por klikimet e mia ne Youtube i keni BIO
150 000 views 150 000 njerez 150 000 dashuni per 1 dite e pak.
Nfakt as Aleksandri i madh ska pase ma shume njerez ne mbeshtetje 😀
Faleminderit qe me beni te ndjehem i pasun cdo dite. I pasun me dashurine tuaj. Kjo eshte e rendesishme”, ka shkruar Genci.
Ky projekt erdhi vetëm pak kohë pasi Genci solli disa bashkëpunime mjaft të suksesshme./GazetaExpress/


















