Besa i bëhet "mburojë" Elvanës: Nëse koncerti nuk ishte live, nuk di çfarë ta quaj!

E publikuar: 12/02/2018 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por duket se jo të gjithë e kanë pëlqyer performancën e saj. Një prej tyre ishte këngëtarja Ledina Çelo, e cila ka shkruar: “Pse playback zemër.” Por menjëherë në mbrojtje të këngëtares është shprehur këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila ishte e pranishme në këtë koncert. 

Ajo ka publikuar një storie, një pjesë të koncertit ku shkruan: “Nëse koncerti nuk ishte live, nuk e di çfarë mund të quhet live ndryshe” – u shpreh Besa.

Gjithashtu, ajo ka vijuar edhe me postime të tjera duke shkruar: “Herën tjetër bëj disa gabime qëllimisht Elvana, sepse kur këndon shumë mirë atëherë diçka nuk shkon mirë. Nëse nuk vlerësojmë artistët e vërtetë dhe artin dhe punën e tyre të palodhur, atëherë ne jemi të vdekur si komb” – përfundon Besa në rrjete sociale. /Gazeta Express/