I shkoi vajza për drekë, i shtroi tavolinën dhe ia mbushi plot me ushqime.
“Kam vetëm 20 minuta kohë zogu,” i drejtohet Elvana me nxitim, pasi duhet të largohet për në prova, por e ëma s’mund ta pranojë diçka të tillë. Nuk hahet buka kaq shpejt!
Ulen të dyja në tavolinë, pak fërgesë të mbetur nga e djeshmja, ca patëllxhana, por Elvanës i duhet të nxitojë (ahhh historia e jetës tonë). “Më raftë pika që nuk kam ndejtur fare me ty,” i thotë mamit, që si të gjitha nënat nuk mërzitet asnjëherë, po e ka mendjen te gatimi i radhës. “Do vish nesër për drekë, çfarë do të të gatuaj?”
Sultjash. Dhe ndonëse Donika është e bindur që sultjashi nuk mjafton se nuk të ngop, zbuluam dhe ushqimin e preferuar të Elvanës…dhe gazpacho-n, por ajo është receta e saj. /Anabel


















