Mbrëmjen e kaluar, moderatorja dhe këngëtarja e njohur ishte pjesëmarrëse në një prej eventeve në kryeqytet dhe postoi në Instagram një foto ku shfaqej me një gotë në dorë… dhe me një orë.
Në pamje të parë, ora nuk na u duk aq e thjeshtë e për këtë, ne të Blitz.al kërkuam e zbuluam se ora është Lancaster, qeramikë e zezë dhe “full diamant”.
Ora është e zbukuruar me 571 diamantë 4.34 karatësh dhe kushton plot 3900 euro.
Nuk e dimë nëse ky aksesor është dhuratë apo e blerë nga vetë Rozi, por mund të themi se orë të tilla shohim shumë rrallë. /Blitz.al/


















