Kryeministri Haradinaj vizitoi Pentagonin

E publikuar: 09/02/2018 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve të rëndësishme në SHBA, sot vizitoi Departamentin e Mbrojtjes –Pentagon, ku u takua me Gjeneralin Joseph L. Lengyel – Shef i Gardave Nacionale të SHBA-ve, znj. Laura Cooper nga Departamenti i Mbrojtjes dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë Amerikane.
Në këto takime edhe njëherë u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve Kosovë-SHBA.

Ushtria Amerikane është faktor jetik i paqes dhe lirisë në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Haradinaj falënderoi bashkëbiseduesit për përkrahjen e vazhdueshme dhe, edhe njëherë theksoi rëndësinë e transformimit sa më të shpejtë të FSK-së në Forcë të Armatosur./GazetaExpress/