Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës më pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e anëtarit të saj, gazetarit shumë vjeçar, Agim Binaku.
Vdekja e parakohshme e gazetarit Binaku është humbje e madhe për gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë.
Emri i tij si një profesionist do të kujtohet përgjithmonë në historinë e gazetarisë kosovare.
AGK, ju shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Agim Binaku.
Agim Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21.
Që nga viti 1970 ka filluar gazetarinë sportive duke punuar në Radio Prishtina.
Agim Binaku la pas vetes veprimtari mjaftë të bujshme, i cili u nderua me një varg çmimesh dhe mirënjohjesh për punën ndër vite në fushën e gazetarisë sportive.


















