Një ngjarje në kufij të të pabesueshmes është shënuar në Indi ku një person ka tentuar që të vrasë prindërit e tij pasi ata nuk i pranuan të dashurën e racës tjetër.
Gurtej Singh Randhwa u kishte prezantuar të dashurën e tij të bardhë prindërve por ata nuk e kishin pranuar për shkak të diferencave racore pasi ajo ishte e bardhë dhe ata jo.
Ai ka vendosur që të marrë një bombë me telekomandë dhe të vrasë prindërit e tij, pasi ata do bëheshin pengesë që dy të rinjtë të mos lidheshin bashkë.
Në momentet e fundit ai është arrestuar nga policia duke shmangur tragjedinë.
Gurtej është dënuar me 8 vjet burg./GazetaExpress/


















