Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me debatin parlamentar lidhun me dënimin e disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku drejtuesit e këtij subjekti politik, thanë se të gjitha arrestimet nga 2015, janë ba në shej hakmarrje për opozitarizmin ma të fuqishëm që ishte pa najherë në Kosovë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti, Albin Kurti, nga 2015 deri tash janë arrestue me mija aktivistë të Lëvizjes me qëllime të caktueme politike, tue persekutue ata.
Ai ka akuzue Policinë, tue thanë se ajo po hakmerrej ndaj aktivistëve që për 20 muej po banin protesta.
Kurti nuk u ndal me kaq, tue thanë policia e prokuroria gjatë kësaj kohe po hakmerreshin për opozitarizmin ma të fuqishëm që ishte në Kosovë.


















