Së fundmi Axhela Peristeri triumfoi në festivalin ‘Kënga Magjike’. Mëngjesin e sotëm ajo ishte e ftuar në emisionin Wake Up.
Anxhela ka lënë për një moment mënjanë karrierën, dhe ka folur për martesën.
Me shaka Anxhela është shprehur se nuk e di nëse ndonjëherë do të martohet pasi është shumë e lidhur me familjen e saj.
“Unë jetoj ende me prindërit. Vetëm babi ka të drejtën të më zgjoj nga gjumi, askush tjetër. Kemi qenë gjithmonë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kur isha 20-vjeç që shkova në Greqi sikur u bëra pak më e pavarur”, është shprehur Anxhela.
/Gazeta Express/


















