Shpend Ahmeti nuk tregon cilin krah mbështet në Vetëvendosje

E publikuar: 07/02/2018 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës është pyetur edhe lidhur me pozicionimin e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht rreshtimin e tij, tash kur ka dy taborre, por ai ka refuzuar të përgjigjet
Shtatorja e Ismaj Qemajlit do të sillet në Prishtinë, ndërsa ajo e Hasan Prishtinës do të çohet në Vlorë, kanë thënë pas takimit kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Ahmeti ka thënë se do të vazhdohet bashkëpunimi me ambasadën shqiptare në të gjitha aspektet, veçanërisht në atë kulturor, ndërsa ambasadori Minxhozi theksin e ka vënë edhe tek bashkëpunimi ekonomik.

Në fund të konferencës, kryetari i Prishtinës është pyetur edhe lidhur me pozicionimin e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht rreshtimin e tij, tash kur ka dy taborre, por ai ka refuzuar të përgjigjet./GazetaExpress/