Tahiri ndihmon Shoqatën e të Verbërve me veturë të konfiskuar

E publikuar: 07/02/2018 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ndihmuar sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, duke iu dhuruar një veturë të konfiskuar.
Përmes një postimi në Facebook, ministri Tahiri ka bërë të ditur se do të vazhdoj të mbështes kategoritë e margjinalizuara, të cilat meritojnë qasje të barabartë në shoqëri.

“Jam shumë i lumtur që sot pata mundësinë t’i pranoj në zyrën time përfaqësuesit e Shoqatës e të Verbërve të Kosovës dhe t’i ndihmoj duke iu dorëzuar një veturë e konfiskuar, sipas ligjit në fuqi. Gjatë mandatit tim, do të vazhdoj t’i mbështesë këto kategori të shoqërisë të cilat meritojnë qasje të barabartë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook./GazetaExpress/