E mbani mend Kakhaber Kaladzen? Me siguri që po.
Dikur ai ishte një futbollist i njohur pasi mbante veshur fanellën e një prej klubeve më legjendarë në botë pikërisht atë të Milanit.
Kaladze sa ishte pjesë e Milanit (Getty)
Sot Kaladze vetëm disa vite pasi ka varur këpucët në gozhdë është shndërruar në një politikan shumë të suksesshëm në vendin e tij të origjinës, Gjeorgji.
U tërhoq nga futbolli ndoshta disi më herët nga sa parashikohej pikërisht pasi i kishte vënë vetes një synim t’i futej fushës së politikës dhe ia arriti qëllimit, madje sot mund të thuhet pa frikë se Kaladze është rasti i veçantë kur një futbollist mund të jetë më i zoti në politikë sesa në fushën e blertë.
Kakhaber Kaladze pas kalimit nga Genoa (Getty Images)
Te Milani 39-vjeçari gjeorgjian luajti nga 2001 në 2010-ën duke fituar dy Liga të Kampionëve, ndërkohë që karrierën e mbylli te Genoa në vitin 2012 kur ishte 34-vjeç.
Në shkurt të 2012-ës Kaladze u bë pjesë e partisë Demokratike në Gjeorgji, ndërsa disa muaj më pas u zgjodh deputet në parlamentin e këtij shteti.
Gjate një deklarate për media
Gjatë këtyre viteve ai ka mbajtur poste drejtuesi në politikë si Ministër i Energjisë, por kjo gjë shkaktoi reagime për konflikt interesi, për shkak të aksioneve të tij në një kompani të konstruktimit të hidrocentraleve.
Ndërsa sot është kryetari i bashkisë së kryeqytetit gjeorgjian Tbilisi, pasi në tetor të 2017-ës fitoi zgjedhjet duke grumbulluar 51,13% të votave. /TCh/

















