Burime të afërta të modeles, konfirmojnë për “Gazetën Shqiptare” se bukuroshja është në tratativa me drejtuesit e show-t humoristik “Apartamenti 2XL”, për ta bërë edhe atë pjesë të trupës së aktorëve.
E kontaktuar me telefon nga redaksia e “Gazetës Shqiptare”, Xhensila nuk e mohoi se ka një ofertë për të nga “Apartamenti 2XL”, por se ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë apo jo.
Kjo për faktin se për modelen, aktrimi është një fushë e re në karrierën e saj, dhe sigurisht që kërkon kohën e saj të mendohet përpara se ta ndërmarrë këtë hap.

















