Në New York ekziston një ishull i fshehtë North Brother, i braktisur 50 vite më parë, në të cilin edhe sot e kësaj dite ndalohet prezenca e turistëve.
Ky vend i pabanuar që ka një hapësire prej 8.9 hektarë ka një ekosistem të ndjeshëm, kurse gjendet në zonën e rrezikshme të lumit East në afërsi të Broonksit të njohur si “porta e ferrit”, për faktin se deri më sot janë zhytur dhjetëra anije, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit e universitetin të Pensilvanisë së fundmi kanë kryer një hulumtim lidhur me këtë ishull “të konservuar”, dhe është duke shqyrtuar mundësia që t’ju lejohet qasja e vizitorëve në këtë ishull.
Madje planifikohen turne nga dy orë e gjysmë, kurse vizitorët sipas të gjitha gjasave do të shkojnë në këtë ishull me anije.
Ky ishull për herë të parë nga notuesi holandez Adriaen Blok mes vitit 1611-1614. /Telegrafi/