80-vjeçarja e shpëtoi të riun që donin t’ia grabisnin motoçikletën (Video)

E publikuar: 04/02/2018 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rosemary Bodger, 80-vjeçare, është konfrontuar me dy plaçkitës në Londër, që donin t’ia grabisnin një të riut motoçikletën.

Në momentin që ata ia kishin zënë rrugën dhe donin ta grabisnin, 80-vjeçarja i kapi frenat duke ua bllokuar lëvizjen, transmeton Telegrafi.

Drejt tyre ka shkuar një biznesmen me dy roja të tij, duke bërë që të dyshuarit të ikin me shpejtësi.

Më poshtë mund të shihni veprimin e guximshëm të gjyshes, që ka marrë shumë lëvdata në internet. /Telegrafi/