Nga 1000 fëmijë të posalindur në Maqedoni, 11.9 vdesin (VIDEO)

E publikuar: 04/02/2018 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 1000 fëmijë të posalindur në Maqedoni, 11.9 vdesin. Këto shifra konfirmohen edhe nga Enti Shtetëror për Statistikë, ndërsa janë dyfish më të larta sesa mesatarja e vdekjes së foshnjave në vendet e Bashkimit Evropian.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, konfirmoi se në gjinekologjitë e vendit, shkaku i mungesës së pajisjeve, ka ndodhur që edhe nga dy foshnje janë mbajtur me një inkubator. Me qëllim që të ulen në mënyrë drastike shifrat e vdekjes së foshnjave dhe nënave të tyre, si dhe të sigurohet trajtim adekuat shëndetësor, ministria e shëndetësisë ka dalë sot me masa dhe paralajmërime për investime si në pajisje ashtu dhe në përforcimin e ekipeve mjekësore. Pesë gjinekologjitë e vendit ku kryhen rreth 80 për qind e lindjeve do të ndryshojnë statusin nga ai që kanë aktualisht./Express/

https://www.youtube.com/watch?v=TJhjALhqaBY