Milani ka lëshuar fitoren nga duart në udhëtim ndaj Udineses, pasi ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serie A.
Skuadra e Gennaro Gattusos ishte gati të merrte fitoren e katërt radhazi në kampionat, por një autogol i shënuar prishi gjithçka.
Pjesa e parë e takimit i takoi Rossonerëve, të cilët edhe arritën të shënojnë një gol të shpejt.
Ishte anësori spanjoll, Suso, i cili shënoi një supergol nga një distancë prej rreth 30 metrave për të kaluar Milanin në epërsi 1-0 dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.
Festa e Susos pas supergolit të shënuar (Getty Images)
Në pjesën e dytë, ndeshja u baraspeshua dhe ishin edhe mysafirët të cilët krijuan disa raste të mira për barazim.
Megjithatë, atë e arritën vetëm fal superioritetit numerik pasi mbrojtësi Davide Calabria i la pa një futbollist pas ndëshkimit me të kuq (69′).
Goli i barazimit për skuadrën e Udineses erdhi në minutën e 76-të ku pas një topi të harkuar në zonë, mbrojtësi Leonardo Bonucci e devijoi gabimisht duke shënuar në portën e vetë për 1-1.
Lasagna rrezikoi disa herë portën e Milanit, por goli i barazimit erdhi nga Bonucci (Getty Images)
Deri në fund të fund të takimit, skuadra vendasve u mundua disa herë të gjej golin e fitores, por Milani arriti mirë ta ruaj rezultatin dhe në fund barazuar me shifrat 1-1.
Pas këtij barazimi, Rossonerët renditen në pozitën e tetë me 35 pikë, ndërsa Udinese zë vendin e nëntë me 33 pikë.
Në gjiron e ardhme, skuadra e Gattusos udhëton drejt SPAL-it, ndërsa Udinese udhëton te Torino. /Telegrafi/
#UdineseMilan Bonucci, Lasagna e Donnarumma pic.twitter.com/0Pl7W8KP9q
— Mattia Zucchiatti (@Mzucchiatti95) February 4, 2018

















