E pazakontë, vajza e aktorëve të njohur do mbiemrin e nënës!

E publikuar: 04/02/2018 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorët ishin të ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ku treguan vajzës Zahara Koko dhe lidhjes që ka me teatrin.

 “Kokoja vjen në cdo provë. Ka hedhur hapat e parë në skenë. Kam qenë në prova me Bernarda Albën në Teatrin Eksperimental, në atë kohë teatër i komedisë dhe nuk kisha ku ta lija, ishte 10 muajshe dhe kisha hapur një carcaf në mes të skenës, e kisha ulur me lodra dhe vazhdonim provat. Në një moment, më thotë Armela Demaj, shiko shiko po ecën. Përvec kësaj merr pjesë në cdo ditë prove dhe mëson cdo tekst e i thotë aktorëve. Ndjek cdo natë rregullisht cdo shfaqje tonën. Përvec kësaj nuk e do skenën, nuk e do kamerën,” – rrëfeu Ola. 

Ndërkohë që vetë vajza tregon se cuditet nga ky fakt pasi është fëmijë aktorësh. 

“Është perfeksioniste si natyre. Nëse nuk është e sigurtë se e bën më mirë se të gjithë nuk e bën fare” – tregon aktori Vin Bejleri.

Ata gjithashtu treguan se vajza lindi katër vite pas lidhjes së tyre dhe emrin ia vuri Ola.

 Ervini ka treguar një situatë shumë qesharake ku vogëlushja pëlqen mbiemrin e nënës. “Ajo thotë nganjëherë, unë pse mos jem: Zahara Koko Harizaj. Unë i them, je Bejler, ke mbiemrin më të bukur në botë”, tha Vini. 

Ndërkohë Ola tregoi historinë e plotë të emrit të saj, të cilin e kishte menduar që në muajin e tretë të shtatzënisë. “Zahara do të thotë rrezja e parë e diellit, në momentin që del drita. 

Koko më pëlqen si përkëdheli prandaj e ka emër të dytë, që ia kam vënë që në muaj të tretë. Ishte shumë e vështirë ti gjenim emrin se përfaqëson të ardhmen, me energjinë që do ketë.”/Ora News/