ëhet fjalë për aktoren latine Karla Monroing, të cilën e kemi parë të aktrojë në një sërë telenovelash të transmetuara në televizionet tona.
Aktorja në një komunikim zyrtar ka njoftuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Tommy Torres janë ndarë.-raporton Express.
‘Në 13 vite që kaluam së bashku, nga të cilat 10 i kaluam të martuar, kishim iluzionin se gjithçka do të ishte përgjithmonë, por ndonjëherë fati na ndan duke mos marrë më pjesë në historinë e personit që zgjodhëm. Ndër këto vite jetuam momente të mrekullueshme, por vetëm para një muaji vendosëm të themi lamtumirë.’-shkruhet në njoftimin për shtyp.
Çifti ka dhe një vajzë 5 vjeçe, Amandën. Të dy artistët nuk kanë zbukluar shkakun e ndarjes. Ndërkohë kujtojmë se aktorja ka luajtur në telenovelën ‘Dame Chokolate’, ‘Analia’ ‘Më shumë di djalli’ etj.
Lajmi i ndarjes së tyre ka tronditur mediat e huaja. /Gazeta Express/

































