Mungesa e liberalizimit të vizave, rëndët e gjata para ambasadave, etj duket se do të jenë temë e një seriali të ri, që quhet “Schengen Viza”. e pilot episodi i të cilit është lansuar në kanalin e youtube.
Seriali ka dy punëtorë të administratës, sigurisht, fiktivë, në një ambasadë po ashtu fiktive.
Sipas asaj që shkruhet në këtë pilot episode, edhe pse storiet janë satirike, disa janë edhe të vërteta.
Burime të Gazetës Express, shumë të afërta me këtë serial, thonë se seriali shumë shpejt pritet që të shfaqet në njërin prej televizioneve kosovare.
Nga skenat shihet që seriali është njëri prej serialëve më një gjetje interesante e që mund të bëhet hit në Kosovë.
Për më shumë shikojeni pilot episodin e tij. /GazetaExpress/

















