Kancer të shoqërisë e ka cilësuar krimin dhe korrupsionin në Kosovës, kreu i Kuvendit të Kosovës e i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Pas takimit që ka pasur me Këshillin Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës, Veseli ka thënë se përveç demarkacionit, që, sipas tij, është kushti kryesor për liberalizim, ka edhe një kusht që është sundimi i ligjit, shkruan Express.
“Falënderoj Këshillin Gjyqësor e Prokurorial. Ata po ballafaqohen me sfida por po tregojnë se kanë përkushtim. Veçanërisht e falënderoj ministrin e Drejtësisë që po kontribuon për përmbushjen e kriterit për liberalizim. Lufta kundër korrupsionit nuk do të jetë luftë vetëm për të fituar liberalizimin por do të jetë luftë e vazhdueshme sepse krimi e korrupsioni janë kancer i shoqërisë”, ka thënë Veseli.

















