Përpos qymyrit, në Fushë Kosovë nxehen edhe me djegien e gomave

E publikuar: 02/02/2018 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Djegia e pakontrolluar e qymyrit po shihet si shkaktari kryesor për ndotjen e ajrit në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë.
Sipas statistikave që i ka bërë publike ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit është djegia e qymyrit nëpër amvisëri, qymyr ky, siç ka thënë ai, i papërpunuar.

Megjithatë, ka të tillë që e djegin bashkë qymyrin dhe gomat. Kjo ka ndodhur në Fushë Kosovë ku banorët janë ankuar se dikush po djegë edhe goma për t’u ngrohur, transmeton Express.

Fotografitë që i ka siguruar lajmi.net shfaqin një tymtar që nxjerrë tym të zi e që thuhet se është nga djegia e gomave.

Kjo tymtar thuhet se është afër Shkollës Fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Pas ndryshimit të kushteve atmosferike, dje dhe sot ajri në Prishtinë është më i pastër krahasuar me ditët e kaluara.