Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, ka vlerësuar sot se mitet e pavërteta për Amerikën, të cilat siç ka theksuar ai, i plasojnjë tabloidet e ndryshme në Serbi, janë bërë aq të shumta në numër, sa që populli serb “ka filluar të besoj në to”.
“Nëse i lexojmë tabloidet çdo ditë, do të mendoni se Amerika dëshiron vetëm gjëra të keqe për Serbinë, se Amerika është armik i Serbisë, se dëshiron kaos në Serbi dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto janë vetëm budallallëqe”, ka deklaruar ambasadori, Kyle Scott, sot në qytetin e Nishit.
Mëtutje, ai tha se politika e Shteteve të Bashkuara është e bazuar në atë që Serbia të jetë stabile dhe shtet i fortë, që jep kontribut në stabilitein e gjithë rajonit, raporton agjencia Beta nga Beogradi.
Ambasadori Scott më herët gjatë ditës në Universitetin e Nishit ka mbajtur ligjëratë në temën e komentimit të gabuar të politikës së Shteteve të Bashkuara në Serbi./rel/