Ambasada amerikane ia ka lëshuar vizën Kryeministrit Ramush Haradinaj, vetëm pasi shefi i ekzekutivit u tërhoq nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale, i kanë thënë burime të mirëinformuara Gazetës Express
Tërheqja nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale e ka shpërblyer kryeministrin Ramush Haradinaj me vizën amerikane, që nuk po i lëshohej pasi që nuk po i bindeshin ambasadorëve të huaja të cilët paralajmëronin izolim total të Kosovës nëse e shfuqizojnë Gjykatën Speciale.
Gazeta Express ka mësuar sot nga burimet e saj se ambasada amerikane do t’ia lëshojë vizën kryeministrit Haradinaj dhe kjo vjen vetëm pasi ai ndryshoi qëndrim rresh shfuqizimit të Speciales.
Kreu i ekzekutivit në një intervistë për DË para gazetarit Tim Sebastian pohoi se Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet, duke treguar se sa të rëndësishme e ka që Kosova të ecën në rrugën evropiane.
Kjo deklaratë e Haradinajt ndryshonte nga ato që ai i kishte dhënë më herët. Kryeministri këmbëngulte se qëndron pas të drejtës së deputetëve për të vendosur se cka të shfuqizohet në Kuvend, e për këtë nuk pyetën ambasadorët. Këta të fundit, nga ana tjetër, ishin aktivizuar për t’ua bërë me dije pasojat e rënda që i vinë shtetit të Kosovës nëse zhbëhet Specialja.
Kryeministri Haradinaj dje po ashtu i është dhënë viza për Britani të Madhe edhe pse më herët ishte raportuar që, pas vizës amerikane, edhe britanikët i kanë bërë probleme të parit të Qeverisë.
Haradinaj në fillim të janarit e pati të shkojë për vizitë në Iowa të SHBA’së për shkak se nuk i ishte lëshuar viza. Kjo ndalesë e tij erdhi pasi edhe Departmenti Amerikan i Shtetit reagoi për nismën e shfuqizimit të Speciales.