Albin Tahiri është skitari i vetëm nga Kosova që do të lëshohet shtigjeve të Pyeongchangut në Lojërat Olimpike Dimërore. Por ai nuk do ta ndiejë mungesën e përkrahjes, shkruan sot Koha Ditore.
Në Kore të Jugut, ku nga 9 deri më 25 të këtij muaji, do të mbahen LOD “Pyeongchang 2018”, pritet të udhëtojë një delegacion i madh në numër i Kosovës.
Me Tahirin do të udhëtojnë trajneri Agim Pupovci, shefi i misionit Bujar Turjaka dhe Kushtrim Krasniqi. Kjo katërshe do të vendoset në Fshatin Olimpik.
Të tjerët do të vendosen nëpër hotele.