Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka lënë të hapur mundësinë e rishikimit, për ndonjë gabim eventual, të marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, pas votimit në Kuvendin e Kosovës.
Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaraur se komisionet duhet të punojnë së bashku në gjetjen e gabimeve eventuale, duke shtuar se njerëzit edhe mund të gabojnë
“Besoj që në momentin e votimit të demarkacionit do të krijohet mundësia e rishikimit të ndonjë gabimi eventual në Zhlep apo Çakorr, nga komisionet e përbashkëta, sepse njerëz jemi dhe mund të gabohet”
Kjo është deklarata e parë e këtij lloji nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili është nënshkruesi i marrëveshjes për vijën kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ai këtë nënshkrim e kishte bërë në vitin 2015, në kohën sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme, dhe që nga ai moment vazhdimisht ishte këmbëngulës që në këtë marrëveshje Kosova nuk humb tokë.
I pari i vendit, vazhdimisht i kishte dalur në mbrojtje edhe Kryetarit të atëhershëm të Komisionit Shtetëror, Murat Meha, i cili ishte kritikuar për këtë marrëveshje.
Meha është shkarkuar nga Ramush Haradinaj, me të marrë pozitën e shefit të qeverisë.
E në vend të Mehës, Haradinaj kishte formuar Komision të ri, në krye me Shpejtim Bulliqin/ Insajderi



















