Ndryshon situata, kështu do të jetë moti për tri ditë në Kosovë!

E publikuar: 01/02/2018 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ndryshuar situata meteorologjike.

Fushat me presion të lartë të cilat ishin prezent për gati një javë janë duke u dobësuar për tu zavendësuar me masa të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte sonte gjatë natës vende-vende do të ketë mundesi për riga (mënje) të dobëta shiu dhe erëra nga jugperendimi dhe juglindja me shpejtësi 1-6m/s.

Të premten, në orët e vona të ditës erërat do të fuqizohen duke e mbajtur të njejtin drejtim shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s.

Të shtunen dhe të dielen kushte më të favorshme për reshje shiu , kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.