Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është pajisur sot me vizë të Britanisë së Madhe.
Avni Arifi, shef i kabinetit të Haradinajt ka konfirmuar për lajmi.net se kryeministri kosovar është pajisur me vizë britanike.
Ndonëse mediat kishin raportuar se Haradinajt i është refuzuar viza, një gjë e tillë doli të jetë spekulim mediatik.
Ndërkohë Haradinaj është në procedurë edhe për marrjen e vizës nga Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë ende nuk ka marr përgjigje.


















