Arbër Vllahiu propozohet për mision diplomatik në Pragë

E publikuar: 01/02/2018 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të radhës, në të cilën janë aprovuar një mori projektligjesh.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli tha gjatë mbledhjes ka propozuar që Arbër Vllahiu të emërohet si i ngarkuar për misione diplomatike në Pragë.

Në këtë mbledhje u aprovuan disa pika. E para ishte pezullimi i vendimit për rritjen e pagave, që mori aprovimin e gjithë ministrave.

Projektligjet e miratuara janë:

-projektligji për gjykatat,

-projektligji për këshillin Gjyqësor të Kosovës,

-projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

-projektligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.