Në “Sheshin e Dëshmorëve” në Podujevë janë zbuluar shtatoret e heronjve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci.
Përurimi i tyre u bë në 21 vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zyrtarë të lartë shtetërorë e komunal të cilët e çmuan lartë veprën e këtyre dëshmorëve.
Ngjarja është mbajtur nën patronazhin e kryekuvendarit, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.


















