Në fakt ky vendim i Kate për të prerë flokët nuk ka qenë thjesht për ndryshim looku. Gjërat janë më të thella dhe më prekëse.

Kate ka prerë flokët 17 centimetra dhe ia ka dërguar organizatës bamirëse “Little Princess Trust”, një organizatë kjo e cila ndihmon për të bërë paruke për fëmijët me kancer që kanë humbur flokët e tyre pas marrjes së kimioterapisë ose radioterapisë.

Pra Kate ka prerë flokët e saj për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga kanceri, shkruan USMagazine.
Një veprim për t’u marrë shembull ky i Kate.


















