Mesfushori kroat, Marcelo Brozovic është larguar nga Inter për të kaluar te skadra spanjolle, Sevilla
Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se 24 orë deri në fund të afatit kalimtar, mesfushori Marcelo Brozovic ka vendosur të largohet nga Inter.
Sipas SKy Sport, kroati është shumë pranë kalimit në Sevilla, ku po kërkohet nga trajneri Vincenzo Montella.
Inter është pajtuar që të huazojë Brozovicin për 1 milionë euro me të drejtë blerje për 28 milionë euro të tjera.
Lojtari tashmë gjendet në Melia bashkë me agjentin e tij, ku janë duke biseduar me Sevillan rreth pagës. /Express/

















