Në lidhje me këtë çështje, aktori i njohur kosovar, Halim Berisha, i cili njihet për shumë role, por e veçon ai i presidentit Hashim Thaçit, ka reaguar në facebook lidhur me ndotjen e ajrit. Sipas tij, shkaktarë të ndotjes së ajrit janë zëvendësministrat, çështje kjo që ka qenë mjaft e përfolur dhe e komentuar në vend.
”Shkaktar i ndotjës së ajrit janë zëvendësministrat”, ka shkruar aktori. Ndryshe, Halim Berisha është pjesë e treshes së aktorëve, tashmë të njohur si ”Tukulukat”, të cilët çdo javë arrijnë ta argëtojnë publikun me batutat e shumta të tyre në ”Odeon”.


















