Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të ndal largimin e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga skuadra për të kaluar në kampionatin amerikan.
Ai muaj më parë e vazhdoi kontratën deri në fund të këtij sezoni me Unitedin, por është i lirë të largohet kurdo që dëshiron.
Kjo i është garantuar nga vet trajneri Jose Mourinho.
“Nëse Ibra dëshiron të largohet, është I lirë ta bëjë. Ne nuk kemi ndërmend ta pengojmë, për më tepër që është në vitet e fundit të karrierës. Gjithsesi, mesa di unë, ai dëshiron të rikuperohet plotësisht dhe të ndihmojë skuadrën”, tha Mourinho gjatë konferencës për media. /Express/

















