Notat e lojtarëve: Barcelona 2-1 Deportivo Alaves, Messi i paarritshëm – dështon Coutinho

E publikuar: 29/01/2018 08:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka vazhduar serinë pa humbje në La Liga duke e mposhtur Deportivo Alavesin me përmbysje në Camp Nou.

Transferimi i ri i katalunasve, Philippe Coutinho, ka marrë notën më të ulët te skuadra e tij (6.2) dhe në përgjithësi në ndeshje nga të gjithë lojtarët startues, ndërsa pas tij ndodhen mbrojtësit Nelson Semedo (6.4) dhe Gerard Pique (6.5).

Nota më e lartë është rezervuar për magjikun Lionel Messi (9.2), i cili ia siguroi fitoren Barcës me golin fantastik nga gjuajtja e lirë.

(Foto: Getty Images)

Prapa argjentinasit ndodhen Andres Iniesta (8.0) dhe Ivan Rakitic (8.0), dhe golashënuesi tjetër, Luis Suarez (7.7).

Te mysafirët më i vlerësuari ishte portieri Fernando Pacheco (7.7), ndërsa pas tij ndodhet golashënuesi John Guidetti (7.4).

Vlerësimi i plotë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Barcelonës

Notat e lojtarëve të Deportivo Alavesit

/Telegrafi/