Unë fillova të bëhesha ngacmues 1 vit më parë kur nje vajzë në klasen time I preu flokët e saj, me të vërtetë shkurtër dhe nuk më pëlqeu. Në një farë mënyre ajo duket si Lady Gaga kështu që unë fillova ta thërras atë atëhere “Lady Gaga”. Ajo zakonisht shqetsohej, dhe më pas unë fillova ta godis atë dhe te shpërndaj thash e thema për te . Në pushim dhe drekë ajo rrinte vetun, se u friksonte nga unë dhe shoqet e mia. Pastaj një ditë e ndoqa në shtëpinë e saj dhe e pashë atë duke u ndrruar në dhomën e saj të fjetjes, dhe më pastaj ajo filloi të qante, përderisa e shiqonte veten ne pasqyre . Pastaj mendova për veten time dhe thashë pse po e bëj këtë vetëm sepse ajo ka flokë të shkurtër, ne realitet filluan të me pelqejnë, kështu që unë u ndala. Tani jemi mike.
Unë u ndala se ngacmuari këtë shoqe të klases për shkak se e kuptova që nuk merrni asgjë nga kjo sjellje negative. Humba miqtë për arsye ngacmimi dhe gati morra veten në telashe.
Kushdo që po e lexon këtë, ju lutem të ndaleni sepse nuk është mirë dhe mua më kanë ngacmuar shumë kohë më parë kur isha 9 vjeç e nga personi që unë ngacmova, ju lutemi të ndaloni këto sjellje, nuk janë të shëndosha.” Anonim.
#StopBullizmitKosovë
#Fol_mos_heshtë
#Floket_e_mia_nuk_jane_problemi_yt


















