Gjithnjë e qeshur dhe në formë duket sikur Fifi nuk mërzitet dhe nuk qan kurrë por duket se diçka në fakt e ka prekur.
E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” me Arjola Shehun, këngëtarja është emocionuar shumë aq ka shpërthyer në lot pas një videomesazhi të së motrës, Edonës, e cila është shprehur se ishte krenare që kishte një motër perfekte si Fifi.
Këngëtarja mes lotësh pas videomesazhit ku u treguan edhe disa foto të fëmijërisë së saj u shpreh se familja e saj do të bënte gjithçka vetëm që ajo të ishte e lumtur.
Tashmë Fifi nuk arrin të shohë shpesh familjen e saj pasi ajo është duke qëndruar në Tiranë për shkak të karrierës muzikore./Gazeta Express/



















