Megjithëse shumë të suksesshëm e të pëlqyer nga publiku si grup, as Genci dhe Miloti nuk mundën t’i ikin trendit të ndarjes së grupeve, shkruan GazetaExpress.
Ishte emisioni Express Rozë, i cili i pari solli rrëfimet e dy anëtarëve për arsyet e ndarjes e që nuk kishin të bëjnë me ndonjë mosmarrëveshje apo konflikt, por thjesht ndarje rrugësh.
E që janë ndarë mirë dhe vazhdojnë të mbesin miq e vërteton mbështetja e vazhdueshme që i bëjnë njëri-tjetrit edhe pas ardhjes në skenë si solo artist.
Madje i habitshëm është fakti që dyshja edhe pse të ndarë vazhdojnë të mbajnë koncerte bashkë dhe madje të paraqiten me emrin e përbashkët si Etnon.
Miloti dhe Genci janë një shembull për të gjithë artistët e sidomos reperët që kanë prishur grupet dhe vazhdojnë karrierën solo pa i përkrahur kolegët e tyre me të cilët morën hapat e parë drejt famës.
Ndryshe Miloti që tashmë paraqitet si Bigem së fundmi ka ardhur në bashkëpunim me këngëtarin Gena, këngë kjo që u pëlqye nga një masë e madhe e publikut.
Në anën tjetër edhe Genci sapo ka publikuar “Unstoppable” së bashku me Dj Dag dhe Dj PM./GazetaExpress/
















