Bleona: Siç e shihni unë jam “bossi”

E publikuar: 23/01/2018 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Bleona Qereti vështirë se shpëton një ditë pa qenë në titujt e medieve rozë.

Ditët e fundit, ajo kishte udhëtuar për në Emiratet Arabe, ku kaloi pushime të paharruara, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditëve sa qëndroi atje, këngëtarja i ka mbajtur fansat e informuar lidhur me atë se çfarë bënte në një ndër vendet më të shtrenjta në botë.

Mbrëmë, Bleona është kthyer në Amerikë dhe rrugës teksa po kthehej, ka bërë disa postime të njëpasnjëshme nga aeroplani ku po udhëtonte në biznis-klass.

Meqë rruga ishte e gjatë, Bleona gjeti kohë për veprime të ndryshme, filloi me e-mailet, yoga, pak gjumë në shtrat, e përfundoi me përgjigjen e komentuesve mbi postimet në rrjete sociale.

Pasi të gjithë kishin mundësinë të shihnin se çfarë është në të vërtetë një ditë e Bleonës, ajo shkroi mbi njërën foto “Një e Hënë e imja!!! E shihni, unë nuk jam “si boss”… UNË JAM BOSI!!!”.