Kohët e fundit bukuroshen e ekranit e kemi parë mjaft aktive në rrjete sociale duke publikuar foto nga pushimet e saj dhe gjithashtu nga pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme.
Për herë të fundit e kemi parë në eventin “Oda” ku ka publikuar disa foto në të cilat shfaqej më në formë se kurrë. Por mesa duket bashkëshorti i saj, komediani Ermal Mamaqi nuk është mjaftuar me kaq.
Ai ka publikuar një foto ku ata shfaqen së bashku të ulut në tavolinë, ndërkohë që Ami tashmë është periudhën e fundit të shtatzënisë.
Krahas fotos ku çifti duken mjaft të lumtur në krahë të njëri-tjetrit Ermali ka shkruar, pa lënë mënjanë dozat e humorit. “Po që zbukurohet dhe burri kur është shtatzënë gruaja…(cit.mami im),”-përfundon Mamaqi.
Çifti është në pritje të një vajze, ndërkohë që janë prindër të një djali 6-vjeçar, Joelit të vogël./Gazeta Express/


















