Qeveria ngrit shqetësimin për integrimin në BE
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngritur si shqetësim për marrëdhëniet jo të mirëfillta me Bashkimin Evropian, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së.
Haradinaj i bëri këto komente më mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku tha se është e padrejtë që Kosova të vuajë për shkak të marrëdhënien që BE ka mes vete.
Kurse, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se në prag të 10 vjetorit, vendi ynë ka bërë një progres të mirëfilltë në forcimin e marrëdhënies me BE-në.
“Këto ditët e fundit ka një zhvillim jo të mirë, KE duhet ta prezantojë strategjinë për zgjerim. I kam dy drafte dhe e ndaj shqetësimin tim që bashkë me kryeministrin e kemi trajtuar. E përshëndes iniciativën e BE, po qasja është selektive meqë ka një datë dhe vit konkret që deri në 2025, Serbia e Mali i Zi nëse i përmbushin kriteret mund të jenë pjesë e BE-së, kur është fjala për Kosovën por edhe Shqipërinë, Maqedoninë e Bosnjën ka vlerësim shumë të përgjithshëm. Ky formulim vendin tonë nuk e qon askund”, tha ai./rtv21/