Selakoviq: Vetëm të bashkuar serbët mund të mbijetojnë në Kosovë…

E publikuar: 22/01/2018 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rezultatet kryesore të vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë kanë treguar unifikimin e Serbisë për t’i ndihmuar serbëve që jetojnë aty, si dhe kanë treguar pozitën e qartë të saj.
Kështu mendon sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq, ku sipas tij mesazhi kryesor që i dha Vuçiq serbëve ishte se vetëm të bashkuar mund të mbijetojnë në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Presidenti do të këmbëngul që të gjitha premtimet të cilat u dhanë të shtunën të përmbushen. Populli serb në Kosovë ka treguar se ata kanë besim të madh tek presidenti dhe institucionet e Serbisë”, është shprehur Selakoviq.

Ai ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit tregon se paqja është ende e paqëndrueshme dhe se duhet të bëhet më shumë punë në mënyrë që kjo të arrihet./express/