Presidenti vendos lule te varri i Rugovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së tij.
“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën, është përvjetori i vdekjes së presidentit Rugova. Jemi këtu për të bërë nderimet institucionale, shtetërore për kontributin dhe angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Thaçi.
Përndryshe, presidenti Rugova më 21 janar të vitit 2006 u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake./21Media