Shtyhet gjykimi për tentim-vrasjen me sëpatë

E publikuar: 18/01/2018 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I akuzuari Haxhi Berisha mungoi në gjykimin pë vrasjen në tentativë në vitin 2007
Në mungesë të të akuzuarit Haxhi Berisha është shtyrë gjykimi për vrasjen në tentativë që ndodhi në vitin 2007.

Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, tha në gjykatore se tentuan në çdo mënyrë që të sigurohet edhe prania e Haxhi Berishës, por që një gjë e tillë ishte e pamundur.

Si rrjedhojë, gjykatësi Ismajli do të lëshojë urdhëresë për shoqërim në gjykatë ndaj të akuzuarit Haxhi Berisha në seancën e radhës .

“Ftesën ia kemi dërguar, por nuk ka shkuar ta tërheqë atë në postë”, shtoi gjyqtari Ismajli.

Ai shprehu keqardhje për tre dëshmitarët që ishin prezent në gjykatore dhe që supozohej të dëshmonin sot.

“Më vjen keq për dëshmitarët, për në seancën e radhës do të lëshojmë urdhëresë për shoqërim. Po mundohemi në çdo formë që të mos e zvarrisim procedurën”, tha gjykatësi.

Aktakuza sqaron se vrasja në tentativë ka ndodhur më 28 maj të vitit 2007 rreth orës 17:30 në Rrugën “Ilir Konushevci” në afërsi të “Xhamisë së Llapit”, në Prishtinë, si pasojë e një konflikti të mëhershëm në mes të të pandehurit Haxhi Berisha në njërën anë dhe vëllait të tani të pandehurit Florim Berisha, në anën tjetër.

Sipas prokurorisë, derisa i akuzuari Haxhi Berisha ka zbritur nga autobusi, ka vërejtur të pandehurin Florim Berishën, i cili ishte në drejtim të kundërt të rrugës duke lëvizur me traktor.

Prokuroria pretendon se Florim Berisha për një moment e ka ndalur traktorin dhe me sëpatë në dorë, ka kaluar në mes rrugës duke shkaktuar tollovi në komunikacion, derisa i është afruar afruar të pandehurit Haxhi Berisha 3-4 metra afër dhe me dashje që ta privojë nga jeta i është kanosur me sëpatë.

Në aktakuzë thuhet se posa i pandehuri Haxhi Berisha ka vërejtur rrezikun që po i kanosej, ka nxjerrë revolen e tipit “Bereta”, me kalibër prej 9 milimetrave, të cilës ia ku futur fishekët në tytë dhe e ka përgatitur për të qëlluar me qellim që ta frikësoj dhe ta zbrapsë sulmin e atëçasshëm, por pasi të dy kanë vërejtur një automjet të policisë, i kanë lëshuar armët poshtë dhe kanë filluar të bisedojnë me pjesëtarët e ish-Shërbimit Policor të Kosovës.