Thaçi ka kujtuar vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 36 vjetorin e vdekjes së tyre
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar Jusuf Gërvallën, Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën në 36 vjetorin e vdekjes së tyre duke thënë se këta tre veprimtarë ishin intelektualë të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike dhe se humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne.
“Para 36 vjetësh, më 17 janar 1982, humbëm tre veprimtarë të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ishin intelektualë të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike. Edhe pse tashmë kanë kaluar 36 vjet, ajo ditë do të mbetet përgjithmonë e freskët në kujtesën tonë kombëtare e historike. Humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ndryshe me 17 janar të vitit 1982 u vranë vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka në Untergrupenbach të Gjermanisë./21Media